Telegrafi

E nisi me fitore dhe United konsiderohet ndër favoritët për titull, Ten Hag befason të gjithë me deklaratën e tij

Manchester United e ka nisur me fitore edicionin 2023/24 në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq kanë marrë tre pikët e para, pasi në Old Traford mposhtën Wolverhampton Wanderers me rezultat minimal 1-0, falë një goli nga Raphael Varane.

Përkundër përforcimeve, trajneri i United nuk e sheh skuadrën e tij në luftë për titullin e kampionit.

Lexo po ashtu Legjenda Roy Keane parashikon se ku do të përfundojë Man Utd në Ligën Premier, nuk do t’ju pëlqej aspak tifozëve

Erik Ten Hag ka thënë se nuk është reale që të thuhet se United do të luftojë për titullin duke parë ekipet si Arsenal dhe Manchester City.

“Ka nga ata që janë të sigurt se Manchester United duhet të luftojë për titullin. Duke parë nivelin e Arsenalit dhe sa mirë ka bërë Manchester City, unë mendoj se nuk është reale të thuash se United do të garojë për kreun”.

Lexo po ashtu Statistikat e Mason Mount në debutimin te Man United në Ligën Premier kanë shokuar të gjithë

“Vijoj të mendoj se vendi i tretë do të ishte si një trofe për skuadrën e Ten Hag, do ishte një sukses i madh. Por e kuptoj se nga vjen presioni për të fituar titullin. Pasi drejtuesit kanë shpenzuar pafund për të përforcuar skuadrën”, deklaroi Ten Hag.

Në xhiron e dytë Djajtë e Kuq do ta kenë përballjen e parë të vështirë, pasi luajnë në udhëtim te Tottenham Hotspur.

Sfida mes Spurs dhe United zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 18:30. /Telegrafi/