Bayern Munich ka fituar trofeun më të çmueshëm evropian për klube, atë të Ligës së Kampionëve.
Bavarezët në finale mposhtë kampionin e Francës, Paris Saint Germain me rezultat minimal 1-0.
Por të gjithëve ju kujtohet momenti pas përfundimit të takimit, kur David Alaba nuk festonte me shokët, por i qëndroi afër brazilianit Neymar për ta ngushëlluar për finalen e humbur.
Në një prononcim për Sport Bild, Alaba deklaroi se ngushëlloi Neymarin pasi braziliani ishte shumë i prekur me humbjen.
“Neymar ishte shumë emocional dhe i dëshpëruar me finalen e humbur. Është një futbollist që ka shumë presion mbi shpatulla, tifozët dhe klubi presin shumë prej tij, nuk mund të jetë ndryshe një nga më të mirët në botë”.
“Më ka befasuar gjithmonë me lojën e tij, por edhe atë ditë pas finales. Ishte duke derdhur lot, por gjeti kohë edhe për një buzëqeshje”.
Neymar is in tears at the full-time whistle.
Brilliant from David Alaba taking the time to console him 👏#UCLFinal pic.twitter.com/WkaCYcoyP3
— Football on TNT Sports (@footballontnt) August 23, 2020
“Kjo është shumë e rëndësishme, të gjithë i dashurojmë lojtarët si Neymar”, u shpreh Alaba.
Gjesti i Alabas për ta ngushëlluar Neymarin pas sfidës bëri xhiron e botës, pasi austriaku është lavdëruar tej mase nga tifozët e futbollit për solidaritetin e treguar.
Gjithsesi për austriakun ky ishte trofeu i dytë i Ligës së Kampionëve që e fiton me Bayernin. /Telegrafi/