Telegrafi

E ngatërroi me tifoz, Bonucci u ndalua nga sigurimi – por situata përfundoi me një përqafim

Lojtarët e Italisë e kanë shijuar në maksimum fitoren në penallti ndaj Spanjës në gjysmëfinale të Euro 2020.

Azzurët e eliminuan Stuhinë e Kuqe përmes penalltive, pasi koha e rregullt përfundoi 1-1.

Prija e penalltisë së Alvaro Moratas nga Gianluigi Donnarumma dhe ekzekutimi perfekt i asaj të fundit nga Jorginho, bënë që Italia të kalonte në finale të Euro 2020.

Lexo po ashtu Mes emocioneve dhe festës së madhe, Donnarumma tregon se si arriti ta priste penalltinë e Moratas

Më pas, filloi festa me tifozët, derisa Leonardo Bonucci mori mundin që të festonte edhe jashtë fushe me ta.

Derisa u nis në drejtim të tyre dhe u afrua më pas për të festuar, një sigurime e ndaloi anëtarin e Juventusit.

Lexo po ashtu Momenti kur Chiellini e fitoi betejën psikologjike ndaj Albas në hedhjen e monedhës për gjuajtjen e penalltive

Duke mos e pasur idenë fillimisht se kush ishte, ajo e stopon Bonuccin, duke menduar se ishte ndonjë përkrahës i Italisë.

Por, më pas ajo e kuptoi se kush ishte dhe mbrojtësi e përqafoi atë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Tb8QiE3CGc0&ab_channel=nikemikey32