Site icon Telegrafi

E nervozuar që nuk e kishin informuar për punimet në ndërtesë, banorja ua preu litarët molerëve në Tajlandë

Banorja e një ndërtese shumëkatëshe në Tajlandë ua ka prerë litarin dy molerëve, pasi duket se ishte nervozuar që nuk i është thënë se do të kryejnë punime, duke i lënë të qëndrojnë të varur në katin e 26-të derisa një çift i shpëtoi, ka bërë të ditur policia e këtij vendi.

Kjo grua tani po ballafaqohet me akuzat për tentim vrasje dhe shkatërrim prone, ka njoftuar policia në Pak Kret, në veri të kryeqytetit tajlandez, transmeton Telegrafi.

Në kumtesë thuhet se motivi i të dyshuarës ishte që t’ua pres litarët, por mediat tajlandeze raportojnë se ajo ishte nervozuar kur punonjësit para dhomës së saj u shfaqen, e ajo nuk ishte paralajmëruar që atë ditë do të kryhen disa punime, shkruan NBC News.

Videoja e postuar në rrjetet sociale, shfaq dy punonjës duke lutur banorët e katit të 26-të që t’ua hapin dritaret dhe t’i lënë të futen brenda. Njëri prej molerëve, shtetas i Mianmarit i identifikuar si Song, ka thënë për mediat tajlandeze se ai dhe dy miqtë e tij kishin zbritur në katin e 32-të për të kryer disa punime në fasadën e ndërtesës.

Kur mbërriti në katin e 30-të, e vërejti se litari po i lëvizte shumë dhe kur shikoi poshtë pa dikë në katin e 21-të duke hapur dritaren dhe duke ua prerë litarët.

Tentoi të kërkoj ndihmë nga banorët tjerë, por askush nuk ishte brenda, e kolegu i tre kishte vazhduar t’i mbështes moralisht nga kati më i lartë.

Banorja që i shpëtoi, Prephaivan Setsing, ka thënë se bashkëshorti i saj me shtetësi britanike, kishte vërejtur njërin punonjës duke sinjalizuar për ndihmë dhe e kishte ftuar që ta hap dritaren dhe të flasë me të.

Këshilli banesor ka këshilluar molerët që incidentin ta raportojnë në polici, e 34-vjeçarja fillimisht kishte mohuar akuzat, por pasi policia i bëri analizat litarit, doli se gjurmët e gishtave të saj dhe analiza e ADN-së përputheshin. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version