Telegrafi

E mbështetur edhe nga shkenca: Gjëja e cila ju bën të dukeni tejet JOSHËS

Çfarë i bën njerëzit të duken atraktivë? Dhe ndonjëherë, tejet atraktivë?

Pamja fizike mund të jetë hamendësimi i parë, megjithatë ka edhe diçka tjetër e cila i bën njerëzit të duken joshës, e që nuk kanë të bëjnë me pamjen fizike.

Ekspertët besojnë se sensi i humorit është çelësi i një mashkulli për të fituar zemrën e një gruaje. Shumë studime të ndryshme kanë treguar se zonjat janë më të tërhequra nga djemtë të cilët dinë si t’i bëjnë ato të qeshin.

Dhe kjo ka kuptim – qeshja është gjë e mirë. Megjithatë, femrat të cilat i bëjnë meshkujt të qeshin, nuk e kanë të njëjtin avantazh si meshkujt. /Telegrafi/