Site icon Telegrafi

E mbani mend Michu, ai është idhulli i Haaland – spanjolli thotë se talenti i madh duhet të kalojë te Barcelona

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland pritet të largohet nga klubi verën e ardhshme dhe në opsion janë Real Madridi ose Barcelona, por njëri nga idhujt e tij ka thënë se cili klub do të ishte më i miri për të.

Miguel Perez Cuesta, i njohur si Michu , është një mik i mirë i Haaland dhe ka luajtur me klube si Real Oviedo, Celta Vigo, Rayo Vallecano, Sëansea City dhe  Napoli.

“Unë isha me Haaland dhe pata një bisedë me të. Unë nuk mendoj se ai do të qëndrojë në Dortmund. Haaland është në kërkim të një ekipi shumë të fortë që mund të konkurrojë në Ligën e Kampionëve”.

“Ai po kërkon një ekip konkurrues. Ai më dha ndjenjën se po kërkon një projekt afatgjatë sportiv dhe më tha se i pëlqen Spanja”.

“Ai po mendon më shumë për një projekt sportiv sesa në aspektin ekonomik”.

“Nëse [Kylian] Mbappe shkon te Real Madrid, mendoj se Barcelona do të ishte një opsion shumë i mirë”, ka thënë Michu për Cadena SER.

Si u bë Michu idhulli i Haaland?

Haaland tregoi admirimin e tij për Michun duke kopjuar festën e tij kur ai shënon.

Michu ka zbuluar gjithashtu se Haaland e kishte etiketuar Michun në postimet e tij në mediat sociale kur ai luante në Ligën Premier për Swansea City.

Kur u bë i famshëm, Haaland ka mund ta bëjë idhullin e tij mik të mirë pasi fillimisht i dërgonte mesazhe Michus në Instagram.

A do t’i bashkohet me Barcelonës?

Haaland ka një klauzolë lirimi prej 75 milionë eurosh që hyn në fuqi nga vera, kështu që çdo klub që dëshiron ta nënshkruajë, do të jetë në gjendje të dijë se sa duhet të paguajë, të paktën për sa i përket tarifës së transferimit.

Barcelona dhe Real Madrid janë favoritët për sulmuesin norvegjez, por ndjekja e Mbappe nga Los Blancos mund t’i bëjë ata të humbasin Haalandin.

Ende nuk shihet se ku e sheh Haaland sfidën e tij të radhës, por një gjë është e sigurt – Spanja është në radarin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version