Site icon Telegrafi

E mbani mend Gudjohnsenin, ja çfarë befasie i kanë bërë Islanda

Trajneri i Islandës, Eidur Gudjohnsen, ka marrë një ftesë surprizë nga trajneri i kombëtares së këtij vendi Lars Lagerback për të qenë pjesë e Islandës në “Euro 2016”.

Edhe pse Lagerback njihet nga ta gjithë si një tip jo sentimental ka vendosur të bëjë një përjashtim duke afruar në ekip 37-vjeçarin që është dhe golashënuesi më i mirë në historinë e këtij vendi.

Sipas shpjegimit të dhënë nga Lagerback ajo çfarë e ka bindur atë të grumbullojë në kombëtare Gudjohnsen është paraqitja mjaft e mirë që 37-vjeçari po bën në Norvegji me Molden.

Lagerback ka konfirmuar gjithashtu se pas Evropianit do të heqë dorë nga kombëtarja e Islandës për t’iu përkushtuar familjes dhe miqve.

Islanda bën pjesë në grupin F në “Euro 2016” së bashku me Portugalinë, Hungarinë dhe Austrinë.

Exit mobile version