Një tregim i mallëngjyeshëm i futbolit i ndodhur në Sllovaki po bën gjiron e botës.
Në epokën e internetit shumë gjëra nga futbollit po bëjnë gjiron e botës, por një storie e tillë asnjëherë nuk është parë.
Petra Lepackova, anësore femër e përfshirë në një ndeshje të ligës së katërt të Sllovakisë u befasua në fushë.
Ajo ka publikuar në Instagram një foto, ku shihet se iu propozua fejesë nga numri 3 i ekipit FK Nizna.
Kjo ndodhi para një dueli të ligës së katërt të Sllovakisë mes FK Nizna dhe TJ Tatran.
Skena e mrekullueshme ndodhi para fillimit të ndeshjes, kur numri 3 befason Lepackovan.
Të dyja ekipet në fushë dhe shikuesit e shikuan këtë skenë, teksa ata duartrokitën kur ajo i tha “po”! këtij propozimi, shkruan Telegrafi.
Kush tha se kanë vdekur meshkujt romantik?
https://youtu.be/jVxm0lSKx_w