Telegrafi

E lë punën dhe shet gjithçka çfarë posedon për të udhëtuar me macen e tij

Udhëtimi me qenin apo macen tuaj është gjëja e fundit që ju vjen në mendje, për shkak se me siguri keni një punë ose shumë aktivitete tjera ditore.

Por, ky nuk është rasti i Rich East, transmeton Telegrafi.

Ai ka lënë punën dhe i ka shitur të gjitha gjërat çfarë i posedonte për të udhëtuar me macen e tij, Willow.

Rich dhe Willow kanë shijuar pamje shumë të bukura përgjatë Australisë gjatë dy viteve e gjysmë të fundit.

Rich thjesht ishte zgjuar me idenë për ta lënë punën dhe për të shitur gjithçka.

Willow është një mace shpëtuese, dhe i ka shëtitur më shumë se 50,000 kilometra përgjatë shtetit.

Ata kanë qenë duke udhëtuar me furgon kampingu qysh prej kur Rich ishte larguar nga shtëpia e tij në Hobart, Tasmani.

Sipas fotografive, lirisht mund të thuhet se Willow është duke e jetuar jetën më të mirë si mace.

Dyshja e kanë vizituar edhe Australinë Jugore, ndërkaq macja i ka vizituar gjithsej 6 shtete dhe 2 territore të Australisë.

Ata kanë lundruar në “Great Barrier Reef” dhe kanë bërë kamping në malet Burketown, Queensland the në Territorin Verior.

Disa thonë se kjo aventurë është e çuditshme, megjithatë Willow nuk ka asgjë për çfarë të ankohet sepse ka një gjurmues me vete. Macja zakonisht mban vetëm kollare dhe e shijon kohën e saj në kamp. /Telegrafi/