Udhëtimi me qenin apo macen tuaj është gjëja e fundit që ju vjen në mendje, për shkak se me siguri keni një punë ose shumë aktivitete tjera ditore.
Por, ky nuk është rasti i Rich East, transmeton Telegrafi.
Ai ka lënë punën dhe i ka shitur të gjitha gjërat çfarë i posedonte për të udhëtuar me macen e tij, Willow.
Rich dhe Willow kanë shijuar pamje shumë të bukura përgjatë Australisë gjatë dy viteve e gjysmë të fundit.
Rich thjesht ishte zgjuar me idenë për ta lënë punën dhe për të shitur gjithçka.
Willow është një mace shpëtuese, dhe i ka shëtitur më shumë se 50,000 kilometra përgjatë shtetit.
Ata kanë qenë duke udhëtuar me furgon kampingu qysh prej kur Rich ishte larguar nga shtëpia e tij në Hobart, Tasmani.
Sipas fotografive, lirisht mund të thuhet se Willow është duke e jetuar jetën më të mirë si mace.
Dyshja e kanë vizituar edhe Australinë Jugore, ndërkaq macja i ka vizituar gjithsej 6 shtete dhe 2 territore të Australisë.
Ata kanë lundruar në “Great Barrier Reef” dhe kanë bërë kamping në malet Burketown, Queensland the në Territorin Verior.
Disa thonë se kjo aventurë është e çuditshme, megjithatë Willow nuk ka asgjë për çfarë të ankohet sepse ka një gjurmues me vete. Macja zakonisht mban vetëm kollare dhe e shijon kohën e saj në kamp. /Telegrafi/