Ndërsa Mohammad Hassan shtrihej i lënduar rëndë, 1,300 metra nga maja e K2, dhjetëra kolegë alpinistë u afruan me kujdes drejt tij, duke rrezikuar jetën e tyre ndërsa u qëndronin të varur në anën e parvazit të ngushtë.
Dhe më pas ata vazhduan – duke kaluar rreth 27-vjeçarit të goditur, e lanë të vdiste ndërsa vazhdonin përpjekjen e tyre personale për lavdi, transmeton Telegrafi.
Tani, pasi u shfaqën pamjet e ngjarjes, vendimi i tyre për ta lënë atë, ka shkaktuar bujë në komunitetin e alpinistëve.
Hassan, një baba i tre fëmijëve nga Pakistani, i cili punonte për ekspeditën e Lela Peak, vdiq pasi një ortek më 27 korrik e shtyu atë mbi një parvaz teksa ngjitej në malin K2.
Pamjet tregojnë njerëz duke u ngjitur fizikisht mbi Hassan, ndërsa ai shtrihet i pafuqishëm në borën e thellë.
Më pas videoja shfaq retë disa mijëra metra poshtë tyre, duke zbuluar se sa të larta ishin kur u filmuan.
Ajri është aq i hollë në këtë lartësi saqë të gjithë njerëzit që shihen në video mbanin maska oksigjeni. /Telegrafi/