Telegrafi

E la Giggsin, Ronaldinhon, Figon, Cafun për Feniksin e Drenasit! (Foto)

Skuadra që po bën histori në futsall, Feniksi nga Drenasi ka arritur të transferojë njërin nga futbollistët më të mirë në botë në futbollin e sallave, Angellot Caro.

Kapiteni i Kolumbisë në futsall do ta ndihmojë Feniksin në ndeshjet e raundit elitar në UEFA Futsal Cup.

Caro ka përvojë të madhe në ligat më të famshme të futsallit botëror ndërsa ka qenë bashkëlojtar me shumë yje të futbollit të madh dhe të futsallit.

Madje Caro ishte pjesë edhe e ligës më të fortë në botë aktualisht, atë të Indisë pjesë e së cilës janë edhe shumë ish yje të futbollit botëror si Ronaldinho, Giggs, Figo, Cafu, Crespo e Denilson.

Caro ka qenë bashkëlojtar dhe kundërshtar edhe i ikonës së futsallit, brazilianit Falcao./Indeksonline/