Trajneri i Fulham, Marco Silva, nuk e ka preferuar as në skuadër Armando Brojën për ndeshjen ndaj Tottenham.
Sulmuesi shqiptar la Chelsean që të kalonte te Fulham si huazim dhe nëse ai do të luante titullar 10 ndeshje, Fulham nuk do të paguante aspak për huazimin e tij.
Por me vendimin e sotëm, Fulham do të paguajë 4 milionë euro te Chelsea.
“Është vetëm një vendim teknik lënia e Aramndo Brojës jashtë, asgjë më shumë”.
“Rodrigo Muniz do të jetë titullar dhe kemi një sulmues tjetër në stol, Jiminez. Na duhej një sulmues i dytë dhe zgjodhëm Jimenezin para Brojës. Ishte një vendim vërtet shumë i vështirë, por nuk kam dyshime rreth kësaj”, ka thënë Silva.
Ka qenë pikërisht Muniz që ka shënuar golin e parë në ndeshje ndaj Tottenham që pas 45 minutash, po udhëheq 1-0 ndaj Tottenham. /Telegrafi/