Trajneri italian Cesare Prandelli është afër t’i rikthehet punës së tij.
Italiani mund të konsiderohet praktikisht trajneri i ri i skuadrës së famshme spanjolle Valencia.
Ish- tekniku i kombëtares italiane kthehet kështu në drejtimin e një klubi të njohur pas eksperiencës jo shumë pozitive që pati te Galatasaray në Turqi.
Pas largimit të Paco Ayestaran presidenti i klubit nga ‘Mestalla’, Peter Lim ka zgjedhur pikërisht italianin për ti dhënë drejtimin e skuadrës.
Misioni i Prandellit tashmë do të jetë ai për të rikthyer Valencian në majat e futbollit spanjoll.
Prandelli do të jetë të dielën në ‘Mestalla’ për ta parë nga afër ndeshjen Valencia – Atletico Madrid, ndërsa të hënën pritet zyrtarizimi i tij në krye të gjigantit spanjoll. /Telegrafi/