Site icon Telegrafi

E KOTË TË QASH

Gabriele D'Annunzio: Mendimtar, poet, dramaturg, gazetar, estet, kritik dhe politikan italian… i admiruar nga artistët e mëdhenj, si Giacomo Puccini, Marcel Proust dhe James Joyce

Poezi nga: Gabriele D’Annunzio
Përktheu: Roland Gjoza

E kotë të qash, e kotë të ndjesh dhembje
E kotë të hapësh zemrën plot me plagë
Prandaj bien shira në parajsë
Se ne të dy kemi qarë

Kjo dhembja jonë është pa krahë
Një zemër e vrarë që s’ngjallet kurrë
Qani dhe lutuni! Ç’zot vjen nga lart
Nga një shteg yjesh bërë shkrumb?

Lereni veten të bëhet pluhur,
Të jetë shenjë e dorëzimit pa kusht
Nëna jonë e madhe është e butë
Me çdo mëkatar që e puth

Dhe ferri është zbrazëtirë pa zot
Me mirë në gjumë, se sa në ferr
Çdo gjë është një ëndërr e kotë
Lulja e më e bukur; asfodel

Exit mobile version