Site icon Telegrafi

E konfirmuar: Telefoni fleksibil nga Huawei vjen edhe me rrjetin 5G

Në një lëvizje që është e sigurtë se do të fus në tension ekipën e Samsung Galaxy X, Huawei sapo ka konfirmuar se telefoni i palosshëm që do të lansohet në 2019 do të vijë gjithashtu me rrjetin 5G.

Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror, dhe raportuar nga Telecoms, kryetari i Huawei, Ken Hu tha: “Në telefonin tonë të parë [5G] ne do të prezantojmë një ekran të palosshëm”.

Huawei ka konfirmuar më parë se po zhvillon një telefon të palosshëm, i cili do të lansohet në 2019. Kompania gjithashtu tha në një intervistë me T3 se do të lansoj telefonat 5G në të njëjtin vit. Por kjo është hera e parë që kompania ka deklaruar publikisht se telefoni i tyre i palosshëm do të jetë gjithashtu një telefon 5G.

Vendosja e lidhjes 5G në një telefon të palosshëm ka kuptim për publikun: pajisjet 5G ka të ngjarë të kërkojnë më shumë ftohje sesa paraardhësit e tyre dhe ato gjithashtu do të përfitojnë nga bateritë më të mëdha sepse shpejtësitë më të larta do të mundësojnë njerëzit të përdorin telefonat e tyre për detyra që kërkojnë intensitet më të madh baterie.

 

Huawei nuk ka konfirmuar një datë të lansimit për telefonin e ri, por ne e dimë se kompania dëshiron të parakaloj Samsung dhe Sony për të qenë të parët që sjellin telefonin 5G.

Pra, nëse Huawei do të fitojë këtë garë të veçantë, ne do të presim që prodhuesi kinez të zbulojë zyrtarisht telefonin e tyre 5G të palosshëm përpara Kongresit Mobil Botëror të vitit të ardhshëm, që mbahet në fund të shkurtit 2019. /Telegrafi/

Exit mobile version