Site icon Telegrafi

E konfirmuar: Lewandowski dhe Bayerni nuk gjejnë marrëveshje

Robert Lewandowski dhe Bayern Munich nuk kanë gjetur marrëveshjen për rinovimin e kontratës.

Edhe pse kohët e fundit është përfolur për arritjen e marrëveshjes mes lojtarit dhe gjermaneve edhe për pesë vitet e ardhshme, duket se nuk ka asgjë të vërtetë.

Lajmin e sqaron agjenti i polakut, Maik Barthel, përmes një statusi në Twitter.

Barthel shkruan se nuk ka asgjë të re sa i përket rinovimit te sulmuesit me Kampionët e Gjermanisë.

Ish-ylli i Borussia Dortmund, i cili u transferua në “Allianz Arena” në vitin 2014, ka kontrate me bavarezët deri në 2019-tën. /Telegrafi/

Exit mobile version