Telegrafi

E konfirmuar, kërkimet nënujore për gjetjen e Sala do të fillojnë në fundjavë

Emiliano Sala (Foto: Getty/Goal)

Është konfirmuar se do të fillojë një kërkim nënujor për aeroplanin e zhdukur që mbante sulmuesin argjentinas të Cardiff Cityt, Emiliano Sala.

Mbi 4,500 njerëz dhuruan para në një faqe të ngritur me emrin GoFundMe më 25 janar dhe deri më tani janë mbledhur 300 mijë euro në më pak se tri ditë për të rifilluar kërkimin për të.

Kërkimet fillestare për sulmuesin argjentinas u ndaluan të enjten, dhe kjo bëri që të bëhen thirrje nga të gjitha anët për të rifilluar kërkimin.

Lexo po ashtu Bota e futbollit bëhet bashkë për Sala: Donacionet kalojnë shifrën e 300 mijë eurove, Mbappe më zemërgjeri

Me objektivin e tejkaluar të mbledhjes së fondeve, drejtori i Bluewater Recoveries, David Mearns, ka folur për media dhe ka treguar se do të rifillojnë kërkimet nënujore për gjetjen e Sala.

“Ne kemi siguruar dhe kemi punësuar një anije inspektimi të pajisur me mjete të kërkimit të thellë, e cila do të përdoret për të kryer një kërkim nënujor për rrënojat e aeroplanit në fushën ku kontaktuan së fundmi”.

“Anija e inspektimit aktualisht është duke u mobilizuar në Southampton dhe nën kushtet e motit, do të rivendoset në Guernsey të enjten ose të premten këtë javë”.

Lexo po ashtu Familja e Sala fillon kërkimin privat për gjetjen e tij, e gjitha kjo pas rreth 200 mijë eurove të mbledhura nga donacionet

“Bazuar në parashikimet aktuale të motit, shpresojmë se kërkimi nënujor do të fillojë gjatë fundjavës, me gjasë të dielën”, ka thënë Mearns.

Në ndërkohë, anijet lokale të peshkimit janë përzgjedhur për të ndihmuar në pastrimin e ujit sipërfaqësor për gjetjen e Piper PA-46 Malibu, i cili fillimisht u zhduk nga radarët afër Channel Islands, përpara se kërkimi i nëndetëseve të fillojë. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Motra e lojtarit të zhdukur Sala: Ju lutem mos i ndalni kërkimet, ai është luftëtar dhe nuk dorëzohet