Telegrafi

E konfirmon trajneri i Werderit: Rashica i gatshëm për të luajtur në fundjavë

Milot Rashica ka lënë mbrapa lëndimin dhe është rikthyer në stërvitje me Werder Bremenin.

Ylli kosovar ishte jashtë fushave për disa javë pas një lëndimi të pësuar, por ai tani ka lënë mbrapa atë.

Për shkak të lëndimit, Rashica mungoi edhe në tri ndeshjet e Kosovës për muajin tetor, ndaj Maqedonisë së Veriut, Sllovenisë dhe Greqisë.

Mirëpo ai tani është gati dhe pritet të luaj në fundjavë për skuadrën e tij.

Ka qenë trajneri i Werder Bremen, Florian Kohfeldt i cili ka thënë se Rashica do të luaj në fundjavë ndaj Freiburgut.

“Tri ditë pushim ishin mirë për të gjithë. Unë kam të gjithë futbollistët e mi në dispozicion”.

“Toprak dhe Mohwald nuk mund të luajnë 90 minuta, por janë të gatshëm. Gjithashtu edhe Milot Rashica”, deklaroi trajneri gjerman. /Telegrafi/