Telegrafi

E konfirmon Ten Hag: Van de Beek ka humbur sezonin

Donny Van de Beek është një nga futbollistët më të pafat, pasi ka pësuar një lëndim shumë të rëndë.

Mesfushori holandez sapo ishte kthyer nga një lëndim që e mbajti dy muaj jashtë fushave dhe kishte filluar të luante për Manchester United.

Por ndeshja ndaj Bournemouth ishte e fundit për të këtë sezon, pasi holandezi pësoi një lëndim të rëndë që ia ka humbur sezonin.

Se Van de Beek nuk do të luaj më deri në fund të këtij sezoni, e ka konfirmuar trajneri Erik Ten Hag.

“Është e tmerrshme kur merr një ndërhyrje të ashpër që sjell mbylljen e sezonit. Ai ka lëduar gjurin”.

“Donny do të rikthehet në fazën përgatitore për sezonin e ardhshëm”, ka thënë trajneri Erik Ten Hag.

25-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar vetëm 10 ndeshje me Djajtë e Kuq, derisa ka humbur plot 18 të tjera shkaku i lëndimeve. /Telegrafi/