Telegrafi

E konfirmon Gjermania, për këtë lojtar ka përfunduar Euro 2016

Përfaqësuesja e Gjermanisë ka konfirmuar se për Mario Gomez ka përfunduar Kampionati Evropian 2016.

E gjitha kjo pasi ai ka pësuar një dëmtim muskulor në takimin ndaj Italisë.

Lexo më shumëBarazohet rekordi i Klinsmann

Ndërsa për situata e Bastian Schweinsteiger dhe Sami Khediras, ende nuk ka asgjë  pasi ata janë duke u trajtuar vazhdimisht nga mjekët e përfaqësueses.

Gomez ka shënuar dy gola në tre paraqitje në Euro 2016 dhe mungesa e tij do të vërehet në sulmin e gjermanëve. /Telegrafi/