Site icon Telegrafi

E kishte rrëmbyer 8-vjeçaren dhe e transportonte me një valixhe, policia në Filipine arreston rrëmbyesin dhe shpëton vajzën

Një nxënëse 8-vjeçare është shpëtuar pasi ishte rrëmbyer dhe futur brenda një valixhe në kujdestari i shtëpisë së saj në Filipine.

Jin Nichole You që ka dyshtetësi – filipinase dhe koreane, ishte duke shkuar në shtëpi kur u rrëmbyer dhe u fut në një valixhe në Bakilid të qytetit Mandaue, transmeton Telegrafi.

Familja e saj ishte brengosur shumë kur e kuptuan se ajo nuk e ka ndërmend të kthehej në shtëpi derisa orët po kalonin.

E ëma e saj Tyree Rendal kontrolloi kamerat e sigurisë në shtëpi, dhe u tmerruar kur pa një person në portën e pronës së tyre.

I dyshuari shihet duke tërhequr një valixhe me rrota brenda të cilës kishte futur vajzën e vogël. E pasi u informua policia, filloi kërkimi për vogëlushen.

Policët arritën ta gjurmojnë të dyshuarin dhe të gjejnë apartamentin në të cilin jetonte.

Atje e burgosën Godiflor Rama, 32-vjeç, që më vonë u mësua se kishte punuar si kujdestar në shtëpinë e prindërve të vogëlushes.

Jin është gjetur e lodhur por e gjallë Brenda valixhes. Ajo u dërgua me urgjencë në spital për trajtim, ku më pas u lirua. /Telegrafi/

Exit mobile version