Komuna e Gjilanit njofton se E-kiosqet që përfunduan në deponi, po rikthehen në funksion me shërbime të integruara.
Drejtoresha e Administratës në Komunën e Gjilanit, Arbenita Sopi Haziri, tha se po ofrohet shërbim i ri në administratë.
“Pa kosto për komunën, pa ngarkesë për taksapaguesit, pa pagesë për qytetarët, shërbimi avancon në Administratën e Përgjithshme në Gjilan”, tha Sopi Haziri.
Sopi-Haziri më tej tregoi se të gjitha shërbimet e platformës E-Kosova tani mund t’i merrni në E-kioskun afër objektit të administratës në Gjilan.
Ajo falënderon stafin nga zyra e IT-së, që me përkushtim u angazhuan në rikthimin e E-kioskut në funksion, nga një pajisje jashtë përdorimit, tani me shërbime shtesë për qytetarët.
“Ka mundësi kur ka vullnet. Bashkë ndërtojmë standard të ri”, tha ajo.
Ndryshe, sipas komunës, shërbimet e administratës ndaj qytetarëve vazhdojnë të përmirësohen e modernizohen. /Telegrafi/