Bayer Leverkusen thuhet se është pajtuar për largimin e Kai Havertz këtë verë, por ata nuk do ta heqin dorë nga talenti gjermane për më pak se 100 milionë euro.
Mesfushori sulmues ka tërhequr vëmendjen e ekipeve më të mira të Evropës, si Real Madridi, Liverpooli, Barcelona, Bayern Munichu dhe Juventusi që janë të interesuar për të.
Pasi luajti me ekipet e të rinjve të klubit, Havertz, 20 vjeç, bëri debutimin e tij te Leverkuseni në tetor të vitit 2016 dhe shpejt u bë një lojtar kryesor.
Ai ka bërë 139 paraqitje në të gjitha garat për Leverkusen, por trajneri Peter Bosz mendon se së shpejti do të kalojë në gjëra më të mëdha dhe më të mira.
“Kai është 20 vjeç, por ky është tashmë sezoni i tij i katërt në Bundesliga. Kjo thotë shumë. Të gjithë në Gjermani shohin atë si një fëmijë shpërthyes. Ai është nga Aachen, ka qenë këtu që kur ishte tetë vjet. Djali i mirë për të punuar me të. Është inteligjent. Ai gjithashtu luan piano”, ka thënë fillimisht Bosz për Algemeen Dagblad.
“Ne ia kemi shitur mikun e tij, Julian Brandt te Borussia Dortmund verën e kaluar. Havertz befas u bë edhe më tërheqës në sytë e shikuesve dhe klubeve”.
“Shumë ekipe erdhën për të dhe u interesuar para pushimit të dimrit”.
“Ai nuk mund të mbahet në verën e ardhshme. Ky do të jetë një transferim prej 100 milionë euosh”.
“Çfarë po them? Më shumë se 100 milionë euro!”, përfundoi trajneri i Leverkusenit. /Telegrafi/