Telegrafi

E kërkoi me çdo kusht kalimin te Marseille, kështu u prit Dimitri Payet në kthimin e tij në Velodrome (Foto/Video)

Blerja më e re e Marseilles, Dimitri Payet, ka qëndruar në bankën rezervë në ndeshjen që Marseille e fitoi kundër Lyon (2-1).

Ai u fut në lojë në minuan e 92-të kur ndeshje kishte shkuar në vazhdime.

Gjatë futjes në fushë të tij në këmbë u ngritë të gjithë tifozët marsejezë që ishin në stadiumin ‘Orange Velodrome’.

Festimi i golit i shënuar nga Doria

Tifozët e Marseilles i rezervuar një pritje të ngrohtë francezit që me çdo kusht kërkoi transferimin e tij nga West Ham te ky klub.

Payet i dha fat Marseilles që e shënoi golin e fitores pas futjes së tij në fushë.

Duke përshëndetur tifozët pas ndeshjes

Ai u pagua hiq më pak se 25 milionë funte.

Natë të mirë nuk kishte blerja tjetër e re Patrice Evra, që pësoi një dëmtim që në shikim të parë duket shumë i rëndë. /Telegrafi/