Blerja më e re e Marseilles, Dimitri Payet, ka qëndruar në bankën rezervë në ndeshjen që Marseille e fitoi kundër Lyon (2-1).
Ai u fut në lojë në minuan e 92-të kur ndeshje kishte shkuar në vazhdime.
Gjatë futjes në fushë të tij në këmbë u ngritë të gjithë tifozët marsejezë që ishin në stadiumin ‘Orange Velodrome’.
Tifozët e Marseilles i rezervuar një pritje të ngrohtë francezit që me çdo kusht kërkoi transferimin e tij nga West Ham te ky klub.
Payet i dha fat Marseilles që e shënoi golin e fitores pas futjes së tij në fushë.
Ai u pagua hiq më pak se 25 milionë funte.
Natë të mirë nuk kishte blerja tjetër e re Patrice Evra, që pësoi një dëmtim që në shikim të parë duket shumë i rëndë. /Telegrafi/