Kriza e kostos së jetesës na ka prekur të gjithëve, që do të thotë se ka një nevojë për të qenë më të zgjuar kur bëhet fjalë për kursimin e parave.
Një mënyrë është të siguroheni që nuk po humbisni para duke hedhur ushqimin shumë herët, por mjerisht, ky gabim bëhet shumë lehtë.
Thënë kështu, mënyra se si ne i ruajmë gjësendet ushqimore mund të ndikojë në jetëgjatësinë e tyre.
Nëse mësoni këto mënyra ju do të arrini që ushqimet të mos prishen shpejt kështu do të kurseni më shumë.
Një ekspert që quhet Scott Evans, ka ndarë disa truke për ruajtjen e ushqimeve në frigorifer, përfshirë edhe qumështin.
Ai pohon se ju nuk duhet ta vendosni kurrë qumështin në derën e frigoriferit, pasi ajo pjesë është më e ngrohta në këtë makinë ftohëse.
Ju mund të vendosni aty salcat si ketchupin dhe majonezën apo edhe shishet me ujë.
Qumështi i vendosur në derën e frigoriferit mund të zgjasë katër deri në pesë ditë, por qumështi i ruajtur në raftin e poshtëm brenda frigoriferit mund të zgjasë deri në shtatë ditë.
Kjo për shkak se pjesa më e ftohtë e frigoriferit është në pjesën mbështetur murit në raftin e poshtëm, prandaj ky është vendi më i mirë për të ruajtur qumështin tuaj. /Telegrafi/