Site icon Telegrafi

A e keni “linjën e engjëllit”: Të rrallë janë ata fatlumë që e kanë këtë në shuplakë dore, zbulojeni kuptimin

Ekziston mendimi që njeriu i cili posedon në shuplakën e tij linjën paralele me “linjën e jetës”, është mrekullisht fatlum!

E quajnë linjë e engjëllit dhe pakkush e ka në shuplakën e tij. Linja është paralel me linjën e jetës dhe ata që e kanë i shoqëron fati i madh jetësor në të gjitha sferat – nga dashuria deri te suksesi material! transmeton Telegrafi.

Thuhet që njerëzit me linjën e engjëllit më lehtë i kapërcejnë pengesat, kur hasin në to. Gjoja njerëzit të cilët e kanë këtë linjë në shuplakë, kanë përjetuar katastrofa dhe fatkeqësi të tmerrshme.

Është interesant që disa njerëz e kanë këtë linjë nga lindja, ndërsa të tjerët e arrijnë gjatë jetës.

Nëse bëni pjesë te këta njerëz të rrallë, shikoni mirë këtë pjesë të shuplakës, sepse dukja e linjës zbulon shumëçka për këtë:

– Radha e gjatë tregon që gjatë tërë jetës do të jeni nën mbrojtjen e engjëllit

– Nëse është e shkurtër, zbulon që në jetë do t’ju shoqërojnë fatkeqësi të vogla, por edhe do t’i kapërceni me lehtësi

– Nëse është në shuplakën e djathtë, engjëllin mbrojtës e keni arritur në ndonjë periudhë të jetës suaj, për shkak të veprave tuaja të mira ose pas telasheve me të cilat duhej të përballeshit

– Nëse është në pëllëmbën e majtë, keni lindur me një linjë engjëlli. /Telegrafi/

Exit mobile version