Stresi mund të zbutet me ndihmën e metodës japoneze e cila vepron pas pesë minutash
Fjala është për masazhin e thjeshtë, përkatësisht për shtypjen e gishtit në dorë.
Thonë që fati është i shkruar në shuplakë, mirëpo e a dini që secili gisht i dorës bart emocion të caktuar?
Gishti i madh tregon brengën, gishti tregues frikën, gishti mesëm zbulon hidhërimin, gishti i unazës pikëllimin dhe depresionin, ndërkaq gishti i vogël vetëbesimin tonë.
Për shkak të stilit të jetës urbane pothuajse është e pamundur të shmanget stresi i cili ndikon negativisht në shëndetin tonë, transmeton Telegrafi.
Çdo problem i përmendur mund të zbutet me ndihmën e metodës japoneze e cila vepron pas pesë minutash.
Fjala është për masazhin e thjeshtë, përkatësisht shtypjen e gishtit në dorë.
Për të harmonizuar energjinë jetësore në trup, mbani gishtin në dorën tjetër, duke mbështjellë rreth tij të gjithë gishtat dhe gishtin e madh.
Çdo gisht mbajeni ashtu deri në dy minuta, ndërsa do ta mësoni që ndikon kur të ndieni pulsimin.
Për të qetësuar mendjen, me gishtin e madh të dorës tjetër lehtë shtypni mesin e shuplakës dhe mbajeni së paku një minutë.
Ushtrojeni këtë teknikë çdo ditë dhe sërish ta vendosni ekuilibrin. /Telegrafi/