Site icon Telegrafi

E keni bërë gabim, ja sa është sasia e rrobave që duhet të vendosni në makinën larëse

Një debat kohëve të fundit është ngritur për sasinë e duhur të rrobave që duhet të vendosni në lavatriçe për t’u siguruar që rrobat të pastrohen siç duhet.

Shumë herë sidomos kur pastrojmë rrobat e bardha, që duhen larë në temperaturë 90 gradë, ndodh që ta mbushim plotësisht pasi cikli është më i gjatë.

Dhe po ashtu në shumicën e rasteve jemi të pasigurt se sa të mbushim kazanin e lavatriçes.

Një ekspert i pajisjeve zbuloi të vërtetën pas pyetjes së madhe dhe duket se e kemi bërë gabim gjatë gjithë kohës.

Matthew Ayres nga “RDO Kitchens and Appliances” iu përfshi këtij debati. Eksperti konfirmoi se ne në fakt duhet të synojmë të ngarkojmë makinat tona larëse deri në rreth 75 për qind të kapacitetit të plotë për rezultatet më të mira.

“Është e rëndësishme të jeni ekonomik kur mbushni lavatriçet dhe tharëset tuaja larëse, ndërkohë që siguroheni që të keni performancën më të mirë nga pajisjet tuaja”, pohoi Ayres.

Për ngarkesë të lavatriçes ju gjithashtu mund të shikoni edhe tek letra e informimit, shumica mund të mbajnë 5 kilogram, por ka edhe më shumë. /Telegrafi/

Exit mobile version