Trajneri kilian, Manuel Pellegrini ka thënë se Manchester City është përmirësuar nën menaxhimin e tij, përkundër faktit se rrezikon ta humbë vendin e katërt, që dërgon në Ligën e Kampionëve.
City dje barazoi me Arsenalin në 2-2, në ndeshjen e tij të fundit në shtëpi si menaxher i Cityt, pasi në verë Pep Guardiola do të vijë në vend të tij, transmeton Koha.net.
Tani pozita e katërt është në duart e Unitedit, pasi ka një ndeshje më tepër për ta zhvilluar dhe është dy pikë prapa Manchester Cityt.
“Në kohën time këtu jemi përmirësuar shumë në Ligën e Kampionëve. Gjithashtu, për mua, ka qenë i rëndësishëm stili i lojës. Ka shumë gjëra pozitive, por duhet përsëri të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Pellegrini për BBC.