Telegrafi

“E kam gënjyer vetën gjatë gjithë javës, vërtetë ishte një ndeshje speciale” – Mourinho flet pas festës së çmendur në fitoren e Romës

Roma ka fituar në frymën e fundit ndaj Sassuolos me rezultat të ngushtë 2-1.

Ndeshja ishte duke drejtë fundit të saj në barazim 1-1, por në skenë doli Stephan El Shaarawy që me një gol në minutat e fundit solli gëzim të papërshkrueshëm në shkallët e stadiumit Olimpico.

Por jo vetëm lojtarët e tifozët, pasi edhe Jose Mourinho festoi si i ‘çmendur’ golin e fitores, me trajnerin portugez që vrapoi gjatë deri tek tifozët mbrapa golave për të festuar së bashku me futbollistët.

Për trajnerit portugez ishte ndeshja jubilare e 1000 në karrierën e tij dhe ai është i lumtur që këtë ndeshje e feston me fitore.

“E kam gënjyer vetën gjatë tërë javës duke thënë se nuk ishte një ndeshje e veçantë, por po, ishte një ndeshje e veçantë, një ndeshje speciale. Është një numër që nuk do ta harroj kurrë”, tha Mourinho pas përfundimit të ndeshjes.

“Ishte një ndeshje për rezultat përfundimtar 6-6 ose 7-7, pasi të dyja skuadrat kishin raste të mëdha”, vazhdoi tutje Special One.

Trajneri portugez vrapoi gjatë tërë fushës për ta festuar golin e fitores nën tifozët e Curva Sud mbrapa golave.

“Nuk doja një humbje, kisha frikë tmerrësishtë nga humbja pasi do të mbetej një kujtim i keq. Sot unë nuk isha 58 vjeçar, isha si një fëmijë 12 vjeç”, tha ndër të tjera Mourinho.

Pas tri ndeshjeve të para në Serie A,Roma e sheh vetën në krye të tabelës me nëntë pikë. /Telegrafi/