Telegrafi

E kafshoi kundërshtarin në qafë, Federata e Anglisë i jep një dënim të rëndë lojtarit të Prestonit

Ylli i Preston North End, Milutin Osmajic, ka marrë një dënim të rëndë nga Federata e Futbollit të Anglisë pasi ka pranuar akuzën për sjellje të dhunshme gjatë barazimit 0-0 ndaj Blackburn Roivers.

Incidenti ndodhi në fazën e fundit të pjesës së dytë, menjëherë pasi lojtari i Blackburnit, Owen Beck, e goditi mesfushorin e Prestonit, Duane Holmes.

Osmajic më pas e kapi mbrojtësin, i cili është në huazim nga Liverpooli dhe nga pamjet u shfaq se e kafshoi atë prapa qafës.

Reprezentuesi i Malit të Zi më pas ishte akuzuar nga Federata e Futbollit të Anglisë për sjellje të dhunshme pas kafshimit të lojtarit kundërshtar.

Teksa FA nuk kishte vendosur ende një dënim formal pasi sipas rregullave të tyre Osmajic ishte i lirë që të vazhdonte të luante dhe shënoi dy gola në fitoren me rezultat 3-0 ndaj Watfordit të mërkurën.

Tani, Federata e Futbollit të Anglisë ka njoftuar se sulmuesit i është dhuruar një dënim prej tetë ndeshjesh moslojë me efekt të menjëhershëm./Telegrafi/