Nga: Domenico Modugno
Përktheu: Islam Spahiu
Diell në luginë
diell në kodrinë
E nëpër fusha
s’shihet më njeri
Mirëmbeç, mirëmbeç e dashur!
Po iki unë tutje!
E hidhura tokë e ime,
e hidhur, dhe e bukur!
Qiej të pafund,
kthyer si t’ishin gurë.
Duart me kallo,
tashmë pa ndonjë shpresë.
Mirëmbeç, mirëmbeç e dashur!
po iki unë që këtej!
E hidhura tokë e ime,
e hidhur, dhe e bukur.
Përmes ullishtës,
ka lindur tashmë hëna.
Një fëmijë po qan,
thith një gji të thatë.
Mirëmbeç, mirëmbeç e dashur!
po iki unë që këtej!
E hidhura tokë e ime,
e hidhur, e bukur dhe!