Telegrafi

E goditi ulësen pas zëvendësimit, Xherdan Shaqiri tregon arsyejen pse e bëri këtë gjest

Xherdan Shaqiri ka kaluar lëndimin e pësuar javë më parë dhe tani është duke luajtur me Stoke Cityn edhe pse jo rregullisht si më parë.

Ylli kosovar u zëvendësua ndaj Wolves në kuadër të Kupës FA dhe ishte tejet i nervozuar duke goditur ulësen.

Pas atij gjesti, Shaqiri ka folur për të përditshmen zvicerane ‘Blick’, duke treguar edhe arsyejen pse e bëri një gjë të tillë.

“Është shumë e vështirë kur trajneri të zëvendëson dhe të njëjtën gjë e përjetojnë të gjithë lojtarët”.

“Sigurisht që ka emocione në lojë. Un nuk e kam goditur stolin se kam qenë i nervozuar me trajnerin, por thjesht ishin emocione të lojës. Këto emocione janë normale te futbollistët… Edhe dora ime është mirë”, deklaroi Shaqiri.

Gjilanasi kohëve të fundit nuk po luan rregullisht te Stoke City, ndërsa ai thotë se pret rastin e tij.

“Un jam i lumtur këtu. Natyrisht askush nuk është i lumtur kur nuk luan por un pres rastin tim. Jam duke punuar çdo ditë në stërvitje dhe besoj se do të rikthehem i rëndësishëm”, deklaroi Shaqiri. /Telegrafi/