Zlatan Ibrahimovic dhe Semus Coleman patën një duel fantastik në ndeshjen mes Evertonit dhe Manchester Unitedit.
Pasi mbrojtësi irlandez e fitoi duelin ai u faulua nga Zlatan Ibrahimovic që e goditi pastaj me këmbë në kokë.
Ibrahimovic mori shumë kritika për gjestin e tij, ndërsa ai ka zbuluar se nuk e ka bërë këtë gjë me qëllim.
“Ishte një ndeshje shumë fizike, Everton luajti fortë ashtu edhe ne. Dëgjova nga gazetarët se kam goditur në kokë Colemanin por kjo nuk është e vërtetë. Ishte një duel dhe pa dashje e kam goditur”, deklaroi Ibrahimovic për ‘MUFCTV’.
Tutje Ibrahimovic tregoi se pse goditja e tij ndaj Coleman nuk ishte me qëllim.
“Nëse do ta godisja dikë në kokë me qëllim di si ta bëjë atë gjë dhe ta vë në gjumë. Nuk ishte e qëllimshme goditja”, tha suedezi që foli edhe për golin e shënuar ndaj Evertonit.
“Mora një top të bukur nga Martial dhe shënova një gol të bukur. Më shumë do të preferoja të mos shënoja dhe të fitonte skuadra”, u shpreh ish sulmuesi i Barcelonës. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Ss06snFG-wk