Telegrafi

E goditi kundërshtarin në fytyrë me taka dhe u përjashtua menjëherë, ndërhyrja horror nga Andrich po konsiderohet si njëra nga më të rëndat në Bundesliga

Është zhvilluar derbi i kryeqytetit të Gjermanisë, Berlinit mes Herthës dhe Unionit.

Fitore të merituar ka marrë Hertha Berlin, që kanë fituar derbin me rikthim fantastik 3-1, pasi pas 45 minutave të para ishin duke humbur me rezultat 0-1.

Për bardhekuqët përveç që i mbyllen 45 minutat e para në epërsi ata mbetën edhe me një lojtar më pak në fushë.

Kjo pasi mesfushori Robert Andrich ka bërë një ndërhyrje horror në minutën e 24-të, duke e goditur kundërshtarin me takë në fytyrë kundërshtarin.

Nuk kishte asnjë dyshim për arbitrin, i cili ndëshkon menjëherë me karton të kuq lojtarin, pas goditjes horror të dhënë.

Gjithsesi ndërhyrja e Andrich po konsiderohet si njëra nga më të rëndat në vitet e fundit në Bundesliga.

Kjo ndërhyrje nga mesfushori i Union Berlin është bërë virale në rrjet, teksa është konsideruar si e ekzagjeruar nga ana e tij.

Gjithsesi për vendasit e Hertha Berlin, e rëndësishme ishte fitorja në derbin e qytetit dhe tani e shohin vetën në vendin e 11-të me 11 pikë të tubuara. /Telegrafi/