Telegrafi

E goditi me bërryl Behramin, anglezi dënohet me tri ndeshje (Foto/Video)

Mesfushori kosovar, Valon Behrami kishte një zënkë me atë anglez Danny Drinkwater.

Në ndeshjen Watford – Leicester City, Behrami dhe Drinkwater kishin disa duele mes tyre.

Por anglezin nuk e mbajtën nervat në një moment dhe e goditi me bërryl mesfushorin mitrovicas.

Danny Drinkwater dhe Valon Behrami gjatë një dueli në mesfushë

Gjyqtari kryesor i ndeshjes nuk e kishte parë veprimin e Drinkwater i cili shpëtoi pa u dënuar.

Por pas pamjeve televizive, FA ka dënuar me tri ndeshje mos lojë mesfushorin e Leicester Cityt.

Kësisoj Drinkwater do të mungoi ndaj Middlesbrough, Sunderland dhe Manchester Cityt. /Telegrafi/