Carlos Tevez është përballur me një situatë të rrallë te Independientes në përballjen me Argentinos Jrs.
Legjenda argjentinase po vazhdon ta ndërtojë karrierën e tij si trajner, por në këtë takim u përballë me një situatë të shëmtuar.
Derisa ndeshja përfundoi me barazim pa gola, “El Apache” u gjuajt me bukë nga pjesa e tifozëve.
Natyrisht se Tevez me eksperiencën e tij ia doli ta menaxhonte situatën, duke marrë copën e bukës, duke e puthur dhe larguar nga fusha.
Natyrisht se ky moment mund ta ketë shokuar ish-lojtarin e Manchester United, Juventusit dhe shumë skuadrave të tjera në Evropë.
Për të parë momentin kur Tevez largon bukën nga fusha, mund të klikoni KËTU. /Telegrafi/