Site icon Telegrafi

E gjithë skuadra e Genoas e karantinuar

Drejtori sportiv i Genoas, Daniele Faggiano ka konfirmuar se e gjithë skuadra është e karantinuar dhe nuk do të luajë kundër Torinos këtë të shtunë.

Protokolli i UEFA-s thotë se 13 lojtarë është minimumi për të zhvilluar një ndeshje, por drejtori i klubit italian ka bërë me dije se të gjithë janë në kranatinë, me 14 raste zyrtare me COVID-19.

“Të gjithë jemi të karantinuar”, ka thënë Faggiano për Radio Kiss Kiss Napoli. “Protokolli naka ndaluar të gjithëve, nuk mund të luajmë të shtunën përballë Torinos edhe epo të kishim 13 lojtarë të gatshëm”.

Lexo po ashtu Genoa konfirmon 14 raste me COVID-19

“Pa stërvitje, duhet ta shtyjmë takimin. Data ende nuk është caktuar, pasi Granata nuk është duke luajtur në kupat italiane”.

Faggiano ka thënë se Genoa asnjëherë nuk ka kërkuar që të shtyjë ndeshjen ndaj Napolit, edhe pse zbuluan rastet me coronavirus.

Skuadra italiane duhet t’i kalojë tani 14 ditë në karantinë, më pas të rikthehet të luajë në takimet që janë me planprogram. /Telegrafi/

Exit mobile version