Pandemia coronavirus që ka prekur gjithë botën ka izoluar thuajse shumë vende të ndryshme.
Njëri nga vendet më të prekur është Italia, pasi i gjithë shteti është në karantinë dhe nuk kanë leje të dalin nga shtëpitë e tyre.
Futbollistët gjatë kësaj kohe kanë bërë gjeste të jashtëzakonshme dhe një të tillë e ka bërë edhe ish-kapiteni i Romës, Daniele De Rossi.
Ikona e Giallorosëve ka dalë nga izolimi me një qëllim të mirë, pasi ka shkuar në spital për të dhuruar gjak.
Ai ka treguar arsyen pse shkoi për të dhuruar gjak, ndërsa i ka bërë thirrje të gjithë italianëve për ta bërë një gjë të tillë.
“Në këtë periudhë emergjente ka një mungesë të madhe të gjakut në Romë dhe në gjithë Italinë”.
“Unë dua të ju them se ka siguri për të dhuruar gjak, mjekë të pajisur dhe mjete të sigurta”, tha De Rossi.
“Njerëzit kanë ndaluar dhurimin e gjakut pasi kanë frikë të dalin nga shtëpia, por kjo është e domosdoshme”, deklaroi De Rossi për Sky Sport.
Ish-mesfushori i Kombëtares së Italisë ka shkuar në spital me bashkëshorten e tij për të dhuruar gjak dhe ka shfrytëzuar që të bëjë thirrje për gjithë shtetasit italian ta bëjnë një gjë të tillë.
Gjesti i De Rossit është vlerësuar lartë në rrjetet sociale dhe pas thirrjes së tij numri i personave që dhurojnë gjak është shtuar dukshëm. /Telegrafi/