Marcela Iglesias, investitore në pasuri të patundshme, nga Los-Angeles, thotë që “fiksimi” i saj me kukulla barbika ka filluar që në rini
Pas zhvillimit të formave trupore, Marcela thotë që ka filluar të ndryshojë stilin e vet dhe të vjedhë nga e ëma këpucët me taka të larta, duke u përpjekur të bëhej “kukull e gjallë”, transmeton Telegrafi.
“Ngritja e vitheve, pak botoks dhe filer për buzë, e gjitha është nga intervenimet të cilat i kam bërë, ndërsa të tjerat janë thjerrëza, paruka, grimi dhe gardëroba e cila ngjason barbikën”.
“Gjithmonë kam dëshiruar si ajo kukull edhe të dukem, mirëpo i vetmi problem ishte që nëna ime kurrë nuk ka dashur të ma blejë. Më kujtohet që kam shikuar fëmijët e tjerë se si luanin”.
“Duke kaluar koha jam bërë e fiksuar me barbika, sepse secila duket perfekt”.
“Kur më është zhvilluar trupi, kam vendosur të bëj çdo gjë që të bëhem që t’i ngjasoj sa më shumë barbikës. Nga mosha 14-vjeçare për herë të parë i kam bërë flokët biond. Më vonë jam shpërngulur në Amerikë ku jam martuar dhe kam lindur fëmijën”.
“Nuk jam plotësisht e kënaqur me transformimin tim. Dëshiroj gjoks më të madh, mirëpo frikësohem të hyj nën brisk. Tani për tani kjo ide është lënë anash”. /Telegrafi/