Telegrafi

E frenuan apo i dhanë krahë Lojërat ekonomisë kineze?

Përgjithësisht ekspertët nuk bëjnë një bilanc negativ, megjithë disa sinjale paralajmëruese.

Përfaqësues të qeverisë kineze dhe mediet kanë disa ditë që nuk po lënë moment pa theksuar se Lojërat Olimpike në asnjë mënyrë nuk e kanë dëmtuar ekonominë kineze. Ndërkohë, Byroja Politike e Partisë Komuniste të Kinës u mblodh në plazhin Beidahe dhe diskutoi për problemet ekonomike të vendit. Fakti që ky takim u krye ende pa marrë fund Lojërat Olimpike, u vlerësua nga vëzhgues si sinjal për krizë serioze.

Me Olimpiadën dhe investimet e mëdha të qeverisë kineze, të cilat kapnin shumën e 43 miliardë dollarëve ose edhe mbylljen e përkohshme të sipërmarrjeve në Pekin dhe në rrethina, kjo megjithatë nuk ka të bëjë, për këtë shumica e ekspertëve janë të të njëjtim mendim. Ekonomia popullore kineze ndërkohë është rritur kaq shumë, sa një ngjarje e vetme nuk mund ta kryente një efekt të tillë, thotë analisti Li Vei i Bankës së Shangait "Standard Charter":

"Si në raport me përqindjen e investimeve në të gjithë vendin, ashtu edhe në lidhje me pjesën e Pekinit në produktin social bruto, Lojërat Olimpike luajnë një rol shumë të vogël. Ekonomia e Pekinit kontribuon me rreth 3 përqind për produktin social bruto të vendit dhe investimet në Lojërat Olimpike nuk paraqesin thuajse as një përqind të investimeve të përgjithshme vjetore".

Që kur Lojërat Olimpike iu dhanë Kinës në vitin 2001, ekonomia kineze u rrit çdo vit me të paktën 10 përqind. Asnjë vend tjetër nuk ka investuar ndonjëherë kaq shumë në përgatitjen e Lojërave Olimpike, sa Republika Popullore e Kinës. Shumica e parave u investua në sektorin e telekomunikacionit, në transportin e distancave të shkurtra dhe në mbrojtjen e ambjentit.

Drejtpërdrejt nga Lojërat ishin pak ata që përfituan. Turizmi luajti një rol shumë më të vogël se kishin shpresuar hotelierët dhe gastronomët. Nga droja e atentateve terroriste, por edhe nga demonstratat, qeveria kineze vendosi të ndiqte një politikë strikte të dhënies së vizave, e cila ua shkatërroi biznesin shumë sipërmarrjeve.Veçanërisht në Pekin, pronarët e hoteleve u ankuan për një numër të vogël klientësh. Vëzhguesit presin në plan afatshkurtër një pakësim të veprimtarisë investuese. Por të gjithë këta shembuj janë vogëlsira përballë përmasave të ekonomisë kineze, thonë analistët.

Kinezët janë mësuar ta hedhin vështrimin përpara. Pllakata dhe kantiere të mëdhenj sinjalizojnë në Shangaj ngjarjen tjetër të madhe në tokën kineze. Ekonomisti i Shangait, Liu Kai:

"Pas Lojërave Olimpike vëmendja publike do të spostohet sërish në Ekspo 2010 në Shangai. Ekspo do të jetë për dy vitet e ardhshme qendra më e madhe e atraktivitetit për investime".