Albert Riera është një nga ato shembujt që nuk duhet dorëzuar, pavarësisht se fillimi i një aventure mund të jetë i vështirë.
Spanjolli e filloi karrierën si trajner në Slloveni me Olimpija Ljubljana, por në ditën e tij të parë të punës teksa po bënte konferencën për media të prezantimit të tij, i ndodhi një gjë e papritur.
Huliganët e ekipit u futën në sallë duke shkaktuar momente tensioni, e gjitha kjo pasi ata ishin të pakënaqur me politikat dhe kryesinë e klubit.
Aventurën e filloi duke e kaluar raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës kundër, ndërsa aventurën në ligën elitare sllovene e filloi me tetë fitore radhazi. Fillimi më i mirë i sezonit për klubin nga kryeqyteti i Sllovenisë që nga sezoni 1994.
Tani pesë javë para se të përfundojë sezoni ekipi i Rieras ka siguruar matematikisht kampionatin e “Prva Liga”, duke fituar ndaj Mariborit me rezultat 2-0.
Ky është titulli i parë i Olimpja Ljubljanës që nga viti 2018. Pas këtij suksesi Olimpija do të luajë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve për sezonin e ri.
Vlen të theksohet se para se të emërohej trajner te klubi slloven, Riera ishte asistent trajner te Galatasaray.
41-vjeç është i njohur për karrierën e tij si lojtar duke luajtur për klube të njohura evropiane si: Mallorca, Bordeaux, Espanyol, Man City, Liverpool, Olympiacos, Galatasaray e Watford.
Në fund të karrierës së tij për pak ndeshje luajti edhe për dy klubet sllovene Zavrac dhe Koper. /Telegrafi/
👑 Coach! pic.twitter.com/HD6H0eun4w
— NK Olimpija Ljubljana (@nkolimpija) April 17, 2023