Serhou Guirassy ka refuzuar një marrëveshje të re me Stuttgartin, sipas Christian Falk .
Sulmuesi i Stuttgartit është në formën e jetës së tij, pasi ka shënuar tashmë 16 gola në 12 ndeshje të Bundesligës këtë sezon.
Reprezentuesi i Guineas ka qenë vendimtar për suksesin e skuadrës gjermane deri më tani këtë edicion, pasi ata kërkojnë të sigurojnë një përfundim në top katërshe dhe ndoshta të fitojnë DFB Pokal.
Megjithatë, me vetëm një klauzolë lirimi prej 17.5 milionë euro në kontratën e tij, shumë klube të mëdha evropiane po kërkojnë të nënshkruajnë me sulmuesin gjatë afatit kalimtar të janarit.
Për të luftuar këtë, Stuttgarti i ka ofruar Guirassy një marrëveshje të re dhe t’i ndryshojë klauzolën e lirimit. Mirëpo, këtë e ka hedhur poshtë 27-vjeçari, i cili tashmë duket se do të hedhë hapin e radhës në karrierë.
Klube të tilla si Manchester United, Newcastle United dhe Borussia Dortmund të gjitha janë lidhur me Guirassy në javët e fundit. /Telegrafi/