Ruben Amorim pritet të debutojë në krye të Manchester United në sfidën ndaj Ipswicht Town.
Trajneri portugez ka folur në konferencë për shtyp, derisa është ndalur te mesfushori Mason Mount.
Ylli anglez ka vuajtur nga disa lëndime, derisa duket se ai është një nga futbollistët e pëlqyer të Amorim.
” Mason Mount… Më duhet t’ju them se e dua atë fëmijë”, tha trajneri i ri i Man United për faqen zyrtare të klubit.
“Mund ta shikoni në sytë e tij se ai e dëshiron kaq shumë të bëjë mirë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për mua”.
“Unë e di se ai vuante nga lëndimet, ai nuk ishte në fushë, por tani ai po përpiqet të qëndrojë në formë dhe ne shpresojmë se ai mund të vazhdojë të jetë në formë, për të treguar të gjithë talentin që ka treguar, për shembull, në Chelsea”, vazhdoi tutje trajneri portugez.
“Ai ka luajtur në këtë sistem më parë (3-4-2-1), kështu që është perfekt për të. Unë kam dy pozicione për Mason Mount, kështu që ai duhet të jetë shumë i lumtur”, tha Amorim.
Që nga fillimi i sezonit të kaluar, Mount luajti vetëm 17 ndeshje në Ligën Premier, duke përfshirë tre ndeshje këtë sezon, dhe shënoi vetëm një gol. /Telegrafi/