Site icon Telegrafi

“E dua Leicesterin në çerekfinale, dua të hakmerrem për Ranierin”

Shorti për çerekfinalet e Ligës së Evropës do të hidhet në ora 12:00 në Nyon të Zvicrës.

Tani më tetë skuadrat çerekfinaliste janë duke pritur të mësojnë kundërshtarët e tyre.

Mbrojtësi i Monacos, Andrea Raggi ka thënë se është kontaktuar nga Ranieri pas kualifikimit në çerekfinale.

“Pas fitores ndaj Cityt, Ranieri më kishte shkruar një mesazh duke më uruar kualifikimin në çerekfinale”, deklaroi Raggi.

Andrea Raggi ka shkëlqyer me Monacon në dy ndeshjet ndaj Manchester Cityt

Italiani ka thënë se dëshiron të takohet në çerekfinale me Leicesterin për tu hakmarrë për shkarkimin e Ranierit.

“Do të doja të përballemi me Leicesterin në çerekfinale dhe natyrisht se do të ishin dy sfida të bukura”.

“Gjithashtu dua t’i mposhtë ata që të hakmerrem për shkarkimin e Ranierit”, deklaroi Raggi.

32-vjeçari po luan stinorin e tij të pestë me fanellën e Monacos që nga viti 2012 kur u transferua nga Bologna. /Telegrafi/

Exit mobile version