Site icon Telegrafi

‘E dua Jezusin’ – shkrimi në shiritin shumëngjyrësh pritet t’i kushtojë shtrenjtë Marc Guehit nga FA

Kapiteni i Crystal Palace, Marc Guehi, mund të përballet me një akuzë të FA pasi kishte shkruar një mesazh në shiritin e kapitenit të tij ngjyrë ylberi.

Sipas ESPN , Guehi mund të përballet me një ndëshkim nga FA pasi kishte shkruar ‘I love Jezus’ në shiritin e tij në barazimin 1-1 të së shtunës në shtëpi ndaj Newcastle United.

Shiritat në krahë paraqisnin markën e fushatës Rainbow Laces të Stonewall në mbështetje të komunitetit LGBTQ+ dhe iu dhanë çdo klubi të Ligës Premier përpara ndeshjeve të fundjavës së kaluar.

Sipas raportit, “Ligjet e lojës” lejojnë ‘sllogane/stema iniciative që promovojnë lojën e futbollit, respektin dhe integritetin’, si Rainbow Laces, por ndalojnë ‘slloganet, deklaratat ose imazhet politike, fetare ose personale’.

Ligji 4 thotë gjithashtu se ‘për çdo shkelje lojtari dhe/ose skuadra do të sanksionohen nga organizatori i garës, shoqata kombëtare e futbollit ose nga FIFA’.

Lexo po ashtu Kapiteni i Ipswich Town nuk pranon të mbajë shiritin me ngjyra ylberi - klubi i del në mbrojtje

Kapiteni i Ipswich Town, Sam Morsy ishte i vetmi kapiten në Premier League që refuzoi të mbante shiritin në krah, duke përmendur besimet fetare.

Klubi mbrojti vendimin e Morsy për të mos mbajtur shiritin ylber gjatë humbjes së tyre 1-0 në Nottingham Forest. /Telegrafi/

Exit mobile version