Telegrafi

A e dini si lindin kërmijtë?

Kërmijtë i takojnë grupit të molusqeve me një këmbë të theksuar të barkut

Kanë kokën në të cilën janë të vendosur sytë dhe pipthat, ndërkaq shumica ndër ta kanë në pjesën e shpinës një mbështjellës të fortë mbrojtës guri gëlqeror të njohur si guaskë, transmeton Telegrafi.

Si lindin kërmijtë dhe a lindin me guaskë?

Kërmilli del nga veza. Vezët futen nën shtresën sipërfaqësore të dheut, apo në rastin e kërmijve të detit, futen në zonë të mbrojtur, siç janë shkëmbinjtë.

Zakonisht nevojiten dy deri në katër javë që lëvozhga të pëlcasë dhe që nga ajo të dalë kërmilli me shtëpizën, përkatësisht guaskën.

Kërmijtë lindin me guaskën e tyre, mirëpo ata në fillim nuk duken ashtu siç i njohim ne.

Shtëpiza e parë e bebes kërmill është e pangjyrë dhe shumë e butë. Për këtë shkak, kërmilli patjetër duhet të konsumojë shumë kalcium, ndërkaq racioni i parë i pasur me kalcium pikërisht i është lëvozhga e vezës nga e cila ka dalë.

Duke u rritur kërmilli, bashkë me të rritet edhe guaca e tij.

Kërmilli krijon material tëri nga i cili “ndërtohet” guaska, e cila pastaj ngurtësohet.

Një pjesë e guaskës me të cilën lind kërmilli mbetet në qendër të spirales, e cila rritet bashkë me kërmillin, ndërkaq numri i unazave rritet bashkë me numrin e viteve të kërmillit.

 

/Telegrafi/