Motori i kërkimeve anonime online DuckDuckGo ka njoftuar se në faqen e saj tashmë kanë arritur në 10 miliardë kërkime private.
Lajmi u bë i ditur nga drejtori ekzekutiv i kompanisë dhe themeluesi Gabriel Weinberg në blogun e faqes, ndërsa ai ka thënë se në fund të vitit të kaluar kanë qenë më shumë se 10 miliardë kërkime të përgjithshme të servuara në faqe dhe 4 miliardë në 2016-tën.
Njerëzit janë gjithnjë në kërkim të një mënyre aktive për të reduktuar gjurmët e tyre digjitale online, tha drejtori i DuckDuckGo.
Për shembull, një studim i Pew Research ka raportuar se “40% e njerëzve mendojnë se ofruesi i tyre i kërkimeve online nuk duhet të mbajë informacion në lidhje me veprimtarinë e përdoruesve të saj.”